Nëpërmjet një njoftimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton të gjithë prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit, të cilët nuk shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar dhe që nuk janë të komanduar në ndonjë pozicion tjetër, të shprehin interesin për t’u komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Afati i fundit kur kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimin është data 14 Shkurt, ora 16.00, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kërkesa për shprehjen e interesit duhet të përmbajë një letër motivimi ku kandidati shpreh arsyet dhe motivin e kandidimit për këtë dhe një CV.




