Sot bëhen plot 20 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake në 11 shtator të 2001-shit, në zemër të Neë York-ut. Disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.
Presidentit Joe Biden dhe zonjës së parë Jill Biden iu bashkuan ish -Presidenti Barack Obama dhe Bill Clinton këtë mëngjes në Manhattan ku po zhvillohet ceremonia përkujtimore në Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit.
Një minutë heshtje u mbajt në orën 8:46 të mëngjesit, koha kur avioni i parë, “American Airlines Flight 11”, goditi Kullën Veriore të Qendrës Tregtare Botërore.
Më pas janë lexuar emrat e të gjithëve viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi, që ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




