Dy ditë më parë, qarkulloi në rrjet një video e një qytetari që pranonte me zë dhe figure, që ka marrë 200 mijë lekë për katër vota që kanë shkuar për PS-në, duke shtuar se makinat e policisë kanë shpërndarë para për vota.
Reagimi i Kryeministrit, ishte mjaft i ashpër mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, kur u pyet mbi këtë video. Ai deklaroi se zotëria në fjalë, do të shkojë në burg bashkë me shokët e tij, duke shtuar se këto janë objekte të SPAK.
“Unë e di që jeni në pozitë të vështirë sepse keni humbur thellë. Të gjitha këto që qarkullojnë janë hetim në SPAK. Dhe ky zotëria që del me karshillëk dhe thotë që ka marrë 200 mijë lekë për të votuar Edi Ramën do shkojë në burg bashkë me shokët. Të gjitha këto janë objekt i SPAK-ut. Ka shumë denoncime policia e shtetit. Këto nuk shpjegojnë rezultatin. Rezultati është i qartë që tregon se populli shqiptar ka marrë një vendim shumë të qartë. Me një parti socialiste që i jepet besimi për të vazhduar punën,” tha Rama.




