Një 39-vjeçar, është gjetur pa shenja jetë në banesë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shëngjin.
39-vjeçari E.N, me shtetësi ruse, është gjetur pa shenja jete nga kunati, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas policisë dyshohet se 39-vjeçari, ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




