8.7 mld lekë për rindërtimin e banesave individuale, Ahmetaj: Javën tjetër shpallet gara

0
73

Qeveria ka miratuar fondin prej 8.7 mld lekësh për të nisur ndërtimin e 3400 banesave individuale. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri të ditur se ndërtimi do të përfundojë brenda këtij viti.

Ahmetaj: Efekti financiar total prej 8.7 mld përballohet nga zëri fondi për rindërtimin i miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe do të përdoret nga njësitë zbatuese. 4 mijë familje që do banojnë në banesat e reja individuale reja sipas modeleve qe kemi prezantuar do ta festojnë vitin e ri 2021 në shtëpitë e tyre të reja.

Ministri Ahmetaj tha se javën e ardhshme shpallet tenderi.

Ahmetaj: Javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare për 3400 shtëpi individuale.

Duhet theksuar se në këtë fond të akorduar nuk është llogaritur ende fondi nga donacionit në rastin e fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Një agjenci e posaçme amerikane pritet që të monitorojë nga afër gjithë procesin e rindërtimit.

Zjarr Tv Ad