Kryeministrja serbe Ana Bernabiç ka përjetuar një çast të pakëndshëm sot, kur gjatë inaugurimit të pikës kufitare Tabanovc – Preshevë, i ka dalë përballë gazetari shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu.
Furkan Salliu kishte veshur një bluzë në të cilën kishte stampuar personalitetet më të njohura shqiptare në botë me mbishkrimin ironik “Të sapozbritur nga mali”.
Furkan Saliu kishte gjetur mënyrën më domethënëse për t’ia përplasur kryeministres serbe, fyerjen që ajo u bëri shqiptarëve disa kohë më parë si njerëz të pagdhendur të zbritur nga malet




