Karabinierët në Milano arrestuan një burrë shqiptar 38 vjeç, pasi ky i fundit kishte një ndalim për të hyrë në Itali.
Arrestimi i shqiptarit u bë në qytezën e Courmayeur të shtunën e kaluar, më datë 24 gusht 2019, shkruajnë mediat italiane. Burri me origjinë shqiptare po qëndronte ilegalisht në territorin italian së bashku me familjen e tij.
Sipas Ligjit të Emigracionit, shqiptari u ndalua dhe gjykata vërtetoi se ai nuk mund të qëndrojë më në territorin italian, për sa kohë e ka ndalimin.




