Zjarri del jashtë kontrollit në Delvinë, Shqipëria kërkon ndihmë nga Greqia

0
50

Gazeta greke Protothema  njofton sot se një zjarr ka marrë përmasa të mëdha në jug të Shqipërisë, në Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër dhe forcat e vëna në dispozicion nuk po munden ta vënë nën kontroll.

Ndaj, zjarrfikësit grekë, pasi janë përballur në disa fronte në veri të Greqisë me zjarret, po bëhen gati të transferon për në Shqipëri.

Në 48 orët e fundit, zjarri që është përhapur në Delvinë po kërcënon zonën e Syrit të Kaltër. Autoritetet vendore shqiptare t, iu drejtuan konsullatës greke në Gjirokastër të mërkurën pasdite për të kërkuar ndihmën e Greqisë me forca tokësore dhe nga ajri.

Pas komunikimit me Ministrinë e Jashtme Greke dhe në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrfikësve të Epirtit u udhëzua të përgatisë forca për t’i dërguar dhe vepruar në Delvinë.

Në këtë udhëtim janë nisur pesë automjete me tre anëtarë ekuipazhi secila dhe dy oficerë.

Sidoqoftë, zjarri në Shqipëri ka marrë dimensione të pakontrollueshme dhe shumë puse të vjetra naftë ndodhen në atë zonë.

Zjarr Tv Ad