E hënë, Korrik 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Macron thirrje diplomatëve: Investoni tek Ballkani Perëndimor, do na e sundojnë shtetet...

Macron thirrje diplomatëve: Investoni tek Ballkani Perëndimor, do na e sundojnë shtetet e tjera

0
14
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar nga ambasadorët francezë që të angazhohen në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Macron është shprehur se Paris duhet të riinvestojë tek vendet që e duan Francën, në mënyrë që të mos i hapin rrugë fuqive të tjera evropiane në këto shtete.

“Përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor. Gjermania gjithashtu ka idetë e saj këtu, dhe unë duhet të them se ato janë shumë më efikase dhe më strategjike sesa tonat,”-tha presidenti francez, ndër të tjera.

Presidenti shtoi në fjalën e tij: “Për të pasur një strategji evropiane, duhet të mendojmë për kufijtë e Evropës.”

Një ditë pas samitit të G7 në Biarritz, Macron u bëri thirrje diplomatëve që të ndihmojnë në shndërrimin e Evropës në një fuqi të ekuilibruar dhe jo në një fuqi të mbështetur tek Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në fjalimin para 200 ambasadorëve, Macron u shpreh se ishte në favor të një strategjie të guximshme për diplomacinë franceze, duke theksuar nevojën për afrim midis BE-së dhe Rusisë.

Zjarr Tv Ad