Luftëtari nuk shpërblehet, tani rrezikon dhe një dënim nga UEFA

0
41

Skandalet në futbollin shqiptar nuk kanë të ndalur me raste të shumta të trukimit të ndeshjeve. Pas dënimit për Skënderbeun një tjetër bombë vjen nga UEFA për skuadrën e Luftëtarit.

Skuadra gjirokastrite ka qenë nën investigim për ndeshjen e zhvilluar në Europa League kundër Ventspils. Ata humbën ndeshjen e parë 5-0 në Letoni ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan arritën të dilnin me një barazim.

Ajo çfarë e bën të dyshojë UEFA-n janë golat e shënuar në Letoni, video të cilat kanë bërë xhiron e botës nëpër rrjete sociale dhe shumica janë të mendimit se ajo ndeshje ishte e trukuar.

Vendimin se do të ketë një dënim nga UEFA e bën të ditur presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj i cili ndër të tjera thotë:

“Kam marrë studion time ligjore dhe kam kërkuar rimbursimin prej 240 mijë eurosh. Si mund të dënohemi ne pse humbën ndeshjet? Sipas kësaj duhet të dënohen të gjitha skuadrat shqiptare që u mundën këtë verë. Unë nuk po investoj për të qëndruar në kategori, por për të qenë konkurrent. Nuk po investoj as për të fituar kampionatin, por vetëm për të qenë konkurrent”.

Pas një merkatoje fantastike për skuadrën e Luftëtarit ajo duhet të përballet me vendimin e UEFA-s.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga FSHF-ja për dënimin dhe natyrën e dënimit.

Zjarr Tv Ad