E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Apple lë pa punë mbi 300 punëtorë, gjen justifikim te problemet teknike

Apple lë pa punë mbi 300 punëtorë, gjen justifikim te problemet teknike

0
18

Më shumë se 300 punëtorëve nuk u është vazhduar kontrata në Cork, sipas të dhënave të ish-punëtorëve. Besohet se qindra të tjerë janë përjashtuar nga puna në shtete të tjera të Evropës.

Stafi ka qenë në pushim me pagesë nga 2 gushti, pikërisht dita kur Apple njoftoi për ndërprerjen e programit. Zyrtarët e saj e arsyetuan këtë veprim me rishikimin e tërësishëm të tij.

Punëtorët e angazhuar përmes firmave të ndryshme kontraktuese u dërguan në shtëpi javën e kaluar dhe atyre u thanë se puna për ta ka mbaruar për shkak të problemeve teknike. Punëtorët e larguar nga puna janë shprehur të zemëruar për vendimin e paparalajmëruar të kompanisë, raporton Albinfo.

“Apple ka rekrutuar punëtorë përmes kompanive blerëse në Irlandë dhe nuk merr kurrfarë përgjegjësie për këtë proces dhe trajtimin e tyre në punë”, tha një person i larguar nga puna, shkruan “The Guardian”, transmetojnë mediat kosovare.

Zjarr Tv Ad