E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Uragani Dorian sjell në brigje kokainën “Diamant”, një pako kushton 30 mijë...

Uragani Dorian sjell në brigje kokainën “Diamant”, një pako kushton 30 mijë $

0
27
Zjarr Televizion Adccccc

Uragani Dorian ka sjellë në brigjet e Floridas një sërë mbetjesh mes tyre edhe një kilogram kokainë të paketuar.

Pakoja e kokainës që mban emrin “Diamant” është gjetur mëngjesin e së martës në bregdetin afër Paradise Beach, të Floridas.

“Një rojtar i plazhit gjeti pakon e dyshimtë” tha për CNN  zëdhënësi i qytetit të Melbourne, Cheryl Mall.

Oficeri e mori “paketën” dhe përmbajtja e saj u testua, duke konfirmuar se i përkiste llojit kokainën.

Por kjo pako nuk është e vetmja e gjendur nga prurjet e Uraganit Dorian.

Një të premte në plazhin Cocoa Beach u gjet një çantë e mbushur me 15 pako, kokainë. Vetëm një tullë kokainë kapte vlerën rreth 30,000 dollarë nëse do të dilte në treg.

Zjarr Tv Ad