E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ushtria turke futet në Siri për patrulla të përbashkëta me forcat amerikane

Ushtria turke futet në Siri për patrulla të përbashkëta me forcat amerikane

0
38
Zjarr Televizion Adccccc

Disa automjete ushtarake të forcave turke e kanë kaluar kufirin me Sirinë të dielën dhe kanë vazhduar në drejtim të jugperëndimit së bashku me forcat amerikane për t’i filluar patrullat e përbashkëta dhe për ta formuar një zonë sigurie përgjatë rajonit kufitar, i cili kontrollohet kryesisht nga forcat kurde.

Automjetet ushtarake me flamuj turq u bashkuan me automjetet me flamuj amerikanë rreth 15 kilometra në lindje të qytetit kufitar turk, Akcakale, i cili ndodhet afër qytetit sirian, Tel Abyad. Në qiell janë parë dy helikopterë ushtarakë, të cilët e përcillnin lëvizjen e kolonës së automjeteve.

Pas negociatave intensive, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndërtuar një qendër të operacioneve të përbashkëta, por deri tash nuk kanë arritur marrëveshje për gjerësinë e zonës së sigurisë dhe për strukturën komanduese për veprimet e forcave.

“Gjeografia jonë është përparësi, por jemi në disavantazh sa i përket imigrimit dhe terrorit”, tha ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara, Forcat Demokratike Siriane e kanë marrë kontrollin në një pjesë të madhe të Sirisë verilindore nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, shkruan “Reuters”.

Zjarr Tv Ad