Një aksident u shënua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rreth orës 12:45 automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën, informon policia.
Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.




