Për më shumë se 90 minuta nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për akuzat e PD, e cila pretendon se numri dy i bashkisë është akomoduar në një hotel me 900 euro nata në Spanjë.
Në përfundim të marrjes në pyetje, ai ka deklaruar për mediat se i vjen mirë që shkoi në prokurori për të treguar të vërtetën.
Mazniku nuk pranoi të bëjë komente, por tha se e vërteta do të dalë nga Prokuroria.
Në fillim të muajit shtator selia blu hodhi akuza në drejtim të Maznikut dhe në lidhje me këtë organi i akuzës nisi hetimet.



