E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Ndërronin valixhet në aeroport, arrestohet grupi që vodhi sende me vlerë 82...

Ndërronin valixhet në aeroport, arrestohet grupi që vodhi sende me vlerë 82 mijë paundë

0
30

Tre persona amerikano-latin kanë përfunduar në prangat e policisë britanike, pasi vodhën sende me vlerë prej 82 mijë paundë.

Bëhet fjalë për meksikanët, Jose Flores dhe Juan Hernandez, respektivisht, 53 dhe 55-vjeç, si dhe kolumbianin, Reynaldo Weston, 60-vjeçar. Të tre personat e lartpërmendur udhëtuan drejt Mbretërisë së Bashkuar në muajin gusht, me qëllimin e qartë, vjedhje e sendeve me vlerë.

Plani ishte i menduar deri në detajet më të vogla, diçka të cilën e tregon edhe kjo video. Të gjithë aksionet e tyre kanë ndodhur në aeroporte të kryeqytetit, Londër.

Ky veprim i ka kushtuar në total 12 vite burg, ndërkohë që një bashkëpunëtor i katërt, 61-vjeçari peruan, Jose de Jesus Boada Penaranda, i cili akuzohet për të njëjta vepra penale do të marrë një dënim të ngjashëm të mërkurën e 4 dhjetorit.

Zjarr Tv Ad