Marco Giampaolo u shkarkua nga stoli i Milanit pas 8 ndeshjeve të para të këtij sezoni, ndonëse ishte emëruar në stolin e kuqezinjve vetëm në verën që lamë pas. Drejtuesit e Milanit nuk ishin të kënaqur me lojën dhe rezultatet e arritura nga Giampaolo dhe për këtë arsye vendosën ta largojnë atë duke ia besuar drejtimin e ekipit, Stefano Piolit. Megjithatë ish-trajneri i Sampdorias tashmë mund të fillojë një aventurë të re, pikërisht në Serie A.
Pikërisht emri më i përfolur është ai i Marco Giampaolos, i cili momentalisht është i papunë.




