Një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe Qyteti Studenti në Tiranë. Shumë prej konvikteve janë të pabanueshme, ndërsa Drejtoria ka ndaluar hyrjen e studentëve në to. Një prej tyre është edhe godina 15, e famshme që prej lëvizjes së Dhjetorit ’90, e cila është totalisht e pabanueshme. Denoncimin e bën Jamarbër Malltezi, i cili teksa citon banorët, shprehet se askush nuk u ka shkuar në ndihmë.




