E shtunë, Gusht 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit, Elisa Spiropali rikthehet në Parlament

Vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit, Elisa Spiropali rikthehet në Parlament

0
102

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali më 20 janar u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë një djalë. Lajmin e bukur e dha vetë Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo postoi një foto mjaft të ëmbël nga materniteti ku na prezantonte me të voglin e saj, Kren. Por edhe pse kanë vetëm 10 ditë nga lindja e djalit ministrja është kthyer në krye të detyrës.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, ditën e sotme ministrja ka marrë pjesë në seancën parlamentare mes kolegëve, Elisa shfaqet në një formë të mirë. E natyrisht që të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar për djalin. Tashmë asaj do ti duhet ta ndajë kohën mes punëve në krye të ministrisë, dhe rolit si nënë e dy fëmijëve.

Zjarr Tv Ad