Fier/ Alarm në uzinën e Ballshit

0
103

Në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka rrjedhje gazi nga një depozitë. Alarmin për situatën e rrezikshme e ka dhënë shefja e sigurimit teknik të repartit zjarrfikës të uzinës e cila tha se ka njoftuar për këtë situatë autoritetet, pasi forcat e saj vetëm mund të monitorojnë situatën.

“Kemi një rrjedhje tek një sferë e gazit të lëngshëm dhe jemi të detyruar ta ruajmë pasi mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Nëse shpërthen çfarë ndodh?

“Gërdeci i dytë! Është tmerr. Ne nuk kemi mjete për të luftuar zjarrin” thote Brunilda Jahaj, Shefja Sigurimit Teknik

Punonjësit e repartit zjarrfikës dhe ata të nënstacionit elektrik të Ballshit iu bashkuan këtë të premte protestës së naftëtarëve,  për pagat e prapambetura, për punën me të cilën i mban të lidhur ligji Janë edhe 800 naftëtarë që kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet që t’u japë sqarime për të ardhmen e uzinës

 “Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe cfarë do të bëhet me këta njerëz” thotë një protestues.

Rafineria e Ballshit e administruar nga  njëkompani private është mbyllur që në shtator me pretendimin se kompania naftënxjerrëse Bankers Petrolium nuk i furnizon me naftë bruto

Zjarr Tv Ad