RAI3 sfidon Ramën

0
479

Gazetarët italianë të kanalit RAI3 kanë sfiduar kryeministrin shqiptar të publikojë informacionet e qeverisë mbi plantacionet e kanabisit në vend. Kjo, pasi Rama sulmoi gazetarët italianë duke i kritikuar mbi reportazhin se kultivimi i kanabisit është rritur me 1200 % në vitin e fundit. RAI3 gjithashtu preku mesazhin e kryeministrit të postuar dje në Twitter, i cili konstatonte se qeveria italiane i ka kritikuar lajmet dhe shifrat e nxjerra prej tyre. Në kundërshtim me hipotezën e Ramës, mbrëmë në RAI3 gazetarët u shprehen se lajmet e tyre nuk përmendnin asnjë deklaratë të qeverisë italiane, por ishin qortuar nga Policia shqiptare. “Lajmet tona ishin mbi BREXIT dhe faktin që ka ende shtete që duan të futen në BE si Shqipëria, të cilat janë duke luftuar me kri min e organizuar dhe korrupsionin.

Ne raportuam mbi shtimin e plantacioneve të kan abisit në vend, por shifrat tona u qortuan nga Policia shqiptare. Gjithsesi, ndryshe nga në të kaluarën, kësaj here ata nuk paraqitën informacione zyrtare. Ne i kemi vërtetuar shifrat e nxjerra nga burimet tona,”- u shprehën gazetarët italianë.

Dje Rama foli në Twitter për faktin se qeveria italiane ka bërë vërejtje për raportin e RAI3: “Ja ku është e vërteta zyrtare në lidhje me lajmet skandaloze të RAI3! Falenderoj autoritetet policore italiane që na ndihmojnë cdo ditë në fitoret e përhershme me kultivimin e kan abisit dhe sidomos për ndihmën në këtë rast konkret për të fituar kundër shpifjeve mediatike.” –shkroi Rama në Twitter të premten,duke bashkëngjitur foto të një artikulli në italisht.

Artikulli thotë se gjatë një eventi në Itali të përqëndruar në bashkëpunimin mes dy vendeve, autoritet specifikisht qartësuan se lajmet në RAI3 nuk përcjellin informacione të sakta dhe nuk mund të hedhin hije as mbi luftën e vërtetë kundër kan abisit, as mbi rezultatet e rëndësishme të arritura në vitet e fundit. Artikulli nuk bën të qartë se cilat janë autoritet në fjalë dhe si janë shprehur ata konkretisht. Rama pretendon të jenë forcat policore italiane. Reportazhet e titulluara “Kufijtë e Europës” janë të përgatitura nga gazetari Valerio Kataldi, i cili është kërcënuar më parë për lajmet mbi ish-Minstrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe përfshirjen e tij në trafikimin e substancave nar kotike.

Në 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një raport negativ mbi kultivimin e dro gës dhe trafikimin e saj në Shqipëri, së bashku me mjaft artikuj të tjerë. Për kryeministrin Rama nuk është hera e parë që godet gazetarët apo raportet mediatike, pasi ai ka sulmuar dhe media të tjera ndërkombëtare si “The Voice of America” apo “The Bild”.

Zjarr Tv Ad