Ish-Presidenti Bujar Nishani analizon zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend, duke u ndalur te kri mi i organizuar dhe trafiku i dro gës. Në një status në “facebook”, të etiketuar si “shënimi i javës”, Nishani komenton reportazhin e “Rai3” për rritjen e kultivimit të kan abisit, duke theksuar se “Kjo është platforma e asgjesimit të shtetit shqiptar, platforma e shpopullimit të vendit nga shqiptarët. Kjo është platforma më e egër antishqiptare e shekullit të 21–të”. Ndërsa sa i takon paketës anti-KÇK, të prezantuar një ditë më parë nga qeveria, ish-Presidenti shkruan se “Kjo lloj politike sot pas 7 vitesh qeverisje, me çdo pushtet në duar, xhepa e skuta, nis e na tregon për ligje speciale që po bën kundër kri mit të organizuar ! Shumë pak ti quash sharlatanë ! Këta, që Ligjin Antimafia e kanë ngrirë e asgjesuar që prej 2013 kur uzurpuan zyrat e shtetit, tashmë ende na flasin për ligje speciale!”
Mesazhi i Nishanit:
SHENIMI JAVES
Çdo ditë e më shumë agjensitë ndërkombëtare ligjzbatuese dhe media prestigjoze ndërkombëtare vijojnë të ngrenë alarmin mbi kri min e organizuar në Shqipëri, trafikun e dro gës nga kan abisi e deri tek kok aina si dhe paprekshmërinë e bandave kri minale.
Një prej mediave kryesore italiane prezantoi një situatë të tmerrshme të veprimtarisë së kri mit të organizuar në Shqipëri duke denoncuar njëkohësisht lidhjet e forta të tij me pushtetin politik.
Kultivimi dhe tra fikimi i kan abisit rritet brenda një viti me 1200% dhe ai i kok ainës me përmasa si kurrë më parë.
Si çdo herë tjetër në këto 7-të vite të një qeverisje të inkr iminuar, kryeministri i vendit sulmoi pa skrupull median italiane. Kjo nuk përbën ndonjë të papritur për opinionin pasi kryeministri i Shqipërisë është dëshmuar tashmë si një ar mik i medias së lirë. Tashmë rilindsi shqiptar guxoi të përgënjeshtroi raportet sekrete të policisë italiane, sipas medias atje, madje dhe deklaratat e prokurorit antimafia.
Qeveria e SHBA shpalli përmes Ambasadores së SHBA në Tiranë si një ndër tre prioritetet e angazhimit amerikan në Shqipëri, luftën ndaj korr upsionit dhe kri mit të organizuar. Kjo tregon se një nga tre problenet më të mëdha që mbart Shqipëria është korr upsioni dhe kri mi i organizuar. Nuk është fare koincidencë që brenda një viti kemi ; rritje 1200% të trafikut të dro gës, lirimet skandaloze nga bur gjet të krerëve të kri mit të organizuar dhe caktimit në krye të institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë të familjarëve të eksponentëve politikë socialistë.
Jo, kjo nuk është koincidencë ! Kjo është platforma e asgjesimit të shtetit shqiptar, platforma e shpopullimit të vendit nga shqiptarët. Kjo është platforma më e egër antishqiptare e shekullit të 21–të. Situata që jetojmë është padyshim konkludim i zbatimit të kësaj platforme. Politizimi ekstrem i policisë në të njëjtit nivel që ai ishte në vitin 1990, jo vetëm ka nxjerrë policinë e shtetit jashtë funksionit të saj kushtetues, jo vetëm ka strukur profesionistët në rradhët e saj, por ka “trimëruar” çdo bandit e gangsterr, qyteteve dhe lagjeve të Shqipërisë.
Dështimi i drejtesisë nuk duket vetëm tek shkëlqimi i faqes së zezë të një korr upsioni masiv por edhe tek lëshimi i qe live të bur gut të kapove të kri mit të organizuar dhe vra sësve serial, futja e të cilëve pas atyre hekurave mori shumë punë, mund, sakrifica e kurajo madje dhe jetë të oficerëve të policisë së shtetit.
Gjithshka nis e përfundon tek inkr iminimi i politikës, bashkëpunimi i pushtetit politik me kri min, vënia e institucioneve të shtetit nën influecën e kri mit, prodhimi i pushtetit prej angazhimit të kri mit në rezultatin e zgjedhjeve politike e për rrjedhojë vënien e shtetit në shërbim të axhendës së kri mit të organizuar.
Kjo lloj politike sot pas 7 vitesh qeverisje, me çdo pushtet në duar, xhepa e skuta, nis e na tregon për ligje speciale që po bën kundër kri mit të organizuar ! Shumë pak ti quash sharlatanë ! Këta, që Ligjin Antimafia e kanë ngrirë e asgjesuar që prej 2013 kur uzurpuan zyrat e shtetit, tashmë ende na flasin për ligje speciale ! Përpara se t’u tregojnë shqiptarëve barcoleta me kçk, duhet tu tregojnë pse nuk ka funksionuar në asnjë rast “ligji antimafia”?
Pse nuk është vënë ai në zbatim prej 7 vitesh, kur trafiku i dro gës është shtuar, veprimtaria e kri mit të organizuar është bërë shqetësim edhe për Evropën? Por në asnjë rast ma fia nuk ka përndjekur vetveten. Mafia kap pushtetin për ti shërbyer vehtes, për të garantuar paprekshmërinë e aktivitetit kri minal, ndërsa ai forcohet e sofistikohet më tej. Ligjet antim afia do të mbeten të mbyllura në kasafortat e politikës së korr uptuar dhe të inkri minuar përsa kohë koka e drejtësisë është kapur nga vëllezër dhe motra, kunata dhe kunetër eksponentësh qeveritar e partiak.
Përsa kohë shteti dhe drejtësia është kapur nga kapo i klubit të krimit (KKK) ! Prej 5 vitesh shqiptarët u ushqyen me premtimin e një shteti ligjor dhe së drejtës. Me shpresën e nisjes së një drejtësie të re. Reforma në drejtësi ishte vrima e vetme e fyellit socialist në 7 vite, pa ndalim. Sot, pas 7 vitesh të fyellit socialist, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë ! Kemi super vrasësit të dalë nga bur gjet, kemi militantët partiakë e familjarë qeveritarë në krye të drejtësisë.
Ambasadorja e re SHBA ka artikuluar këto ditë nevojën për një reformë (appropriate) “të pershtatëshme” të drejtësisë. Askush prej partnerëve ndërkombëtarë të përfshirë në proçesin e reformës në drejtësi nuk ka artikuluar kurrë më parë, nevojën për një drejtësi të pavarur dhe një reformë të përshtatëshme “appropriate”.
Historia na ka mësuar se çdo gjë që nuk është e përshtatëshme “appropriate”, është për rrjedhojë e papërshtatëshme “inappropriate” ! Ndaj nuk ka asnjë surprizë që ky lloj modeli rreket të përgënjeshtrojë edhe agjensitë ndërkombëtare e madje dhe vetë antim afian.
Ai më së pari është fataliteti ynë, që përjetojmë e duhet me çdo kusht ta ndryshojmë. Tashmë nuk përbën më asnjë problem propaganda e parave të pista dhe populistëve të korr uptuar. Tashmë ka nisur koha e një beteje të fortë pa kthim. Kapoja është i tmerruar !




