Shtyhet sërish seanca për Emiljano Shullazin

0
61

Ende pa zgjidhje procesi në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, pjesë e ban dës. Ngërçi procedural u shkaktuar pas kalimit të çështjes nga Kri met e Rënda në Gjykatë të Posaçme. Edhe sot seanca u shty pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është shprehur nëse dy anëtarët Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit. Në sallë doli vetëm kryesuesja e trupës Albana Boksi, e cila njoftoi shtyrjen e seancës.

Grupi i Shullazit është dën uar me 55 vite bu rg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kri meve të Rënda por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Zjarr Tv Ad