Armir Shkurti: A është Rama në një skemë pastrimi parash?

0
281

Nga Armir Shkurti

Në vitin 1988 Bashkimi Sovietik lejoi krijimin e kooperativave të prodhimit të filmit. Menjëherë këto kooperativa u kthyen në mekanizëm të shkëlqyer të pastrimit të parave, mekanizëm që punoi bukur në Rusinë e viteve ’90. Oligarkë ose banditë jepnin – ta zemë – 1 milion dollarë për një film që nuk bënte më shumë se 50 mijë dhe merrnin mbrapsh 950 mijë.
Gjithashtu, po në industrinë e filmit: një film gjithçfarë e çfaqnin shumë herë ditën, me sallë thuaj bosh, por që salla faturohej sikur qe tumbllas dhe paratë e ndyra hynin sikur qenë bileta të prera dhe dilnin si fitim më pas…

*
Unë bëj pjesë tek ata shqiptarë që nuk e ka parë filmin më të fundit shqiptar ku për herë të parë merr pjesë si aktor edhe kryeministri. Krejt dritaret e katit të dytë të Pallatit të Kongreseve, tej e këtej i zë një fasho e trashë blu, me gërma sa një bojë njeriu, që njofton se filmi shfaqet 6 herë në ditë për 15 ditë rresht: nga 29 janar në 12 dhjetor.
Do të qe plot lëvdata ky shkrim nëse tek porta ndonjë ditë do të kisha hasur rradhë a të kisha parë ndonjë kronikë në televizor me sallën plot. Prodhuesit e filmave në Shqipëri heqin picirin për të nikoqirepsur thërrimet e parave që marrin për filma. Kështuqë askush deri më sot nuk ia ka dalë të marrë me qera për gjysmë muaji, sallën e pallatit të kongreseve.
Për atë Zot! Nuk jam duke thënë se unë di gjë apo kam të dhëna për ndonjë punë të fëlliqur me filmin! Por duke qenë KRYEMINISTRI në të, duke patur imazhin e drejtuesit të qeverisë në një film, biznes privat, natyrisht që edhe kontrolli dhe transparenca duhej të qe maksimale. Sepse:
Salla e Pallatit të Kongreseve zë 2100 spektatorë. Shumëzoi me 6 (që është numri i shfaqjeve në ditë) , na del 12600 njerëz në ditë që e kanë paguar biletën. Po e shumëzoj, për lehtësi me 10 euro ( në 2 plate është 1000 lekë në të tretën 2000 bileta) dhe i thonë .. 126 000 euro në ditë! Në 15 ditë, pra mbrëmjen e 12 janarit, shifra i bie 1 milion e 890 mijë euro!
Shumë, apo jo?
Por shërish, as di gjë as akuzoj për gjë. Ama duke qenë në lojë KRYEMINISTRI, unë thjesht pyes:
A janë autoritetet përkatëse ( hetim tatimor, anti kri mi ekonomik etj) prezent në një xhiro kaq të shpejtë milionëshe eurosh, për të kontrolluar, verifikuar a monitoruar ?
Sa ndikon prania e kryeministrit dora vetë, në këtë ndërmarrje, për paanësi dhe korrektësi në zbatimin e detyrës ?

Zjarr Tv Ad