Meta: Qeveria keqpërdori komisionin e Venecias për realizimin e grushtit të shtetit

0
46

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk do të lejojë instalimin e grushtit të shtetit. Meta thotë se votimi i ndryshimeve të pr/ligjit për gjykatën Kushtetuese, është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Meta thotë se Komisioni i Venecias u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta deklaron: Kuvendi në mënyrë më të pabesë e të pamoralshme disa orë para se të vizitonte Komisioni i Venecias votoi në seancë plenare në errësirë të plotë pr/ligjin për disa shtesa në ligjin për gjykatën Kushtetuese.

Ndryshon nenin që rregullonte procesin e betimit të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë përgjigje pyetjeve për të cilën kishte thirrur Komisionin e Venecias.

Kjo dhunon në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe të gjitha parimet thelemore të Kushtetutës. Votimi i ligjit është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ky nxitim  në panik i maxhorancës.. 

Si president, përfaqësues i popullit dhe kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit. I siguroj se Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit  nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes ndërrimit të Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese të shtetit PPP. Si president do të marr pjesë vetë në seancën plenare të komisionit të Venecia”

Zjarr Tv Ad