PR: Kur e djathta të vijë në pushtet do të anulojmë ligjin e pronës

0
71

Partia Republikane ka kundërshtuar ligjin e miratuar në Kuvend që ka lidhje me proceset kalimtare të pronësisë. Në një dalje për mediat, numri dy i kësaj force politike tha se sapo të vijë në pushtet, opozita do të anulojë të gjitha ligjet që bien ndesh edhe me rekomandimet e Venecias për të drejtën e pronës.

“Parlamenti ilegjitim i jep Ramës dhe qeverisë kompetencat e gjykatës për të vendosur në vend të kësaj të fundit në rast të mbivendosjes së pronave. Nuk pasqyrohen në asnjë vend rekomandimet e Komisionit të Venecias, e cila kundërshtoi fort ligjet e bëra nga kjo qeveri. PR ka qenë kundër qëndrimit të PS dhe PD për pronën private, që ka shkaktuar një kolaps ekonomik, social, mungesë të investimeve të huaja dhe mbi 8 mijë të vrarë në këto 30 vite tranzicion. Me ardhjen e të djathtës në pushtet ne do të zhbëjmë të gjitha aktet ligjore të bëra nga kjo qeveri për pronën private që bien ndesh me të drejtën e pronarëve për të gëzuar pronën e tyre, bien ndesh me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.”

Zjarr Tv Ad