Dy fierakëve u shkon zarfi për vetëdeklarimin e pasurisë/ Emrat

0
151

Dy banorë të Fierit u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

Zaim Tafa, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Ahmet Isufaj, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad