Në këtë situatë kur e gjithë Shqipëria është futur në karantinë dhe janë kufizuar në minimum lëvizjet, ndër të vetmit qytetarë që janë parë në Rrugën e Kombit ishin rreth 7 shtetas sirianë.
Me sa duket ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosove, si trampolinë për vendet e BE, por nuk ia kanë dalë.
Të shtatët janë kapur nga policia e Kukësit dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Sipas policisë shtetasit sirianë pas dhënies se dëshmisë do të përgatitet procedura e transferimit e tyre drejt qendrës pritëse të emigrantëve në Babrru të Tiranës.
Ky rast nuk është i pari pasi në Kukës shikon shpesh grupe të rinj nga Siria që kërkojnë të kalojnë me çdo kusht në Kosovë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme qoftë edhe ato të ndihmës për kalim të paligjshëm.
Ky shqetësim kohë më parë para situatës me koronavirus në fakt u bë i ditur edhe nga drejtori i kufirit dhe migracionit në Kukës Zija Sula në një takim me strukturat vendore në prefekturë e duke apeluar për koordinim të të gjitha institucioneve në parandalimin e këtij fenomeni.




