Bardhi kritika Ramës: Nga vila 2 mln euroshe edhe kopjon propozimet tona, edhe sulmon

0
76

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama me shefin e opozitës Lulzim Basha rreth paketës së propozimeve të demokratëve për përballimin e kësaj emergjence shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Në një postim në facebook, Bardhi thotë se Rama edhe kopjon, edhe sulmon.

Ai i kujton Kryeministrit se sot betejën nuk e ka me opozitën por koronavirusin.

Bardhi: Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në twitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Gazment Bardhi e fton Kryeministrin që pa humbur kohë nga komplekset, të fillojë zbatimin e propozimeve të demokratëve një orë e më parë.

Bardhi: Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.

Zjarr Tv Ad