E enjte, Gusht 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rëndohet situata në fasoneri, 17 raste të reja me Covid në Krujë...

Rëndohet situata në fasoneri, 17 raste të reja me Covid në Krujë e Kurbin

0
137

Fasoneritë në Krujë dhe Kurbin janë kthyer në vatër të përhapjes së koronavirusit përmes kontakteve.

Nga Kruja sot raportohen 5 raste të reja pozitive. Katër prej tyre janë punëtorë të një fasonerie në qytet, ndërsa i pesti është anëtar i familjes së një prej të prekurve.

2 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, 3 të tjerët në shtëpi.

Me 5 rastet e reja numri i të infektuarve në Krujë shkon në 23.

Ndërkohë Kurbini raportoi 12 raste të reja me Covid-19.

Burimet bëjnë me dije se të gjithë janë punëtorë fasonerie në Krujë.

Me rastet e reja numri i të infektuarve në Kurbin shkon në 19.

 

 

Zjarr Tv Ad