Një grup të rinjsh protestuan paraditen e sotme para Inspektoriatit të Punës në Tiranë.
Të rinjtë me megafon akuzojnë inspektoriatin se janë bërë pakt me pronarët dhe nuk mbrojnë punëtorët.
“Tre punëtorë kanë vdekur javën e fundit dhe inspektoriati hesht. 92 aksidente kanë ndodhur me pasojë 22 të vdekur. Inspektoriati I punës hesht dhe bëhet pakt me pronarët, duke u bërë bashkëpunëtor në vrasjen e punëtorëve. Hajduta!



