Mbytja në Velipojë/ 17 vjeçarja në motor pa jelek shpëtimi

0
85

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Indrit Bajraktarin, 25 vjeçarin i cili u arrestua pas vdekjes së adoleshentes Enisa Doda në plazhin e Velipojës.

I riu pritet të dalë nesër para gjykatës.

Prokuroria ka ngritur akuzat e ‘vrasjes nga pakujdesia” dhe ‘kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Në pyetje është marrë dhe pronari i motorit të ujit që është marrë me qera nga vajza dhe djali.

Mbetet i paqartë fakti se përse nuk është ndërhyrë për të gjetur mjetin përderisa se koha e dhënies së mjetit ishte 30 minuta, ndërsa mjeti nuk është dorëzuar as pas 2 orëve.

17 vjeçarja është gjetur pa jelek në trup, ndërsa autopsia ka zbuluar se shkaku I vdekjes ishte mbytja.

Mësohet se familjarët e Bajraktarit kanë marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Eniës. Indriti është shok me vëllanë e adoleshentes dhe ai emigrant në Angli. Indriti kishte ardhur me pushime ndërsa ishte martur dy vite më parë dhe ishte në pritje të një fëmije.

Zjarr Tv Ad