E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Pas një viti të lodhshëm me politikën shqiptare, ambasadorja Yuri Kim me...

Pas një viti të lodhshëm me politikën shqiptare, ambasadorja Yuri Kim me pushime në Vlorë

0
300

Ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur të pushojë në Vlorë, e më konkretisht në hotel “Duka”, pas një viti të gjatë e të lodhshëm.

Kim ka qenë një nga personat kyç në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi u desh ndërhyrja e ambasadores që palët të arrinin në një dakordësi.

Këto pushime do t’i bëjnë mirë ambasadores, pasi e ka patur të vështirë punën për “t’u mbushur mendjen” politikanëve shqiptarë, që shpeshherë dilnin nga zyra e ambasadores pa pranuar propozimet e Kim.

Por pas pushimeve ambasadores do t’i duhet të kthehet edhe njëherë në krye të detyrës, ku e pret një vit edhe më i vështirë, pasi vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Zjarr Tv Ad