Inxhinieri i pyjeve në Berat, Karafil Bregu 31-vjeç, është lënë 1 muaj në burg.
Ai u arrestua dje pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur punonjësi i bashkisë Shkëlqim Metkaj. Bregu akuzohet se nuk mori masat e duhura mbrojtëse për punonjësin.
Metkaj kishte hipur në vinç dhe me një sharrë elektrike po priste një lis shekullor i cili ishte gati për të rënë në mes të rrugës.
Vinçi lëvizi pak dhe Metkaj i cili tentoi të mshojë me këmbë mbi sharrë e humbi tërësisht ekuilibrin dhe ra. Si pasojë gjeti vdekjen.
Ndërkohë avokati i Bregut ka thënë se ai nuk ka qnë në punë, por ka qenë i karantinuar. Ai s’duhet të lëvizte, por prokurori e ka lëvizur dhe është lënë në burg.
“Ditët në vijim do të apelojmë vendimin e gjykatës”, tha avokati i Bregut.



