Berat, 2 raste të reja me koronavirus, njëra prej të cilave punonjëse e infektivit

0
23

Ditën e sotme (2 shtator) u regjistruan dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një punonjëse në repartin e infektivit ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.

Bëhet e ditur gjithashtu se ata janë raste kontakti me të infektuar të tjerë.

Burimet bëjnë të ditur se tamponet për të dy rastet u morën më 31 gusht ndërsa përgjigjet u dhanë ditën e sotme ku priten të komunikohen në orën 16:00 nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë dje u raportuan 133 raste të reja me koronavirus nga 812 teste të kryera.

Zjarr Tv Ad