Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona në qytetin bregdetar, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Ata akuzohen për posedim të lëndëve narkotike, por edhe të armëve të ftohta si thika e shkopi metalik.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me sende të kundërligjshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, gjatë patrullimit në lagjen nr. 16, Durrës, kanë ndaluar shtetasit E. D. dhe H. M., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur një shkop metalik dhe një thikë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., 22 vjeç dhe H. M., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- G., 27 vjeç dhe A. D., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Seat”, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 40 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike dhe një objekt metalik të përshtatur për grirjen e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.




