Soreca në Këshillin Kombëtar për Integrimin:”Na vjen vërtet keq që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan pa kompromis para votimit”

0
22

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, në Këshillin Kombëtarë për Integrimin Europian ditën e sotme është shprehur se i vjen keq që ndryshimet Kushtetuse u miratuan pa konsensus politik para votimit në parlament.

Soreca ndër të tjera tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të larta e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit,” tha Soreca.

Zjarr Tv Ad