Kompleksi luksoz “Adorions Palace” në Maminas, është q-ëlluar me br-eshëri a-rmësh në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kompleksi është në pronësi të Eugert Lazaj, i cili kreu vetëv-rasje disa ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 4 të mëngjesit. Është shtënë në derën e jashtme të rrethimit, të kompleksit që ishte i mbyllur.
Njoftimi i policisë: Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me a-rmë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë Durrës, janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve.
Eugert Lazaj, u gjet i pajetë në banesën e tij luksoze në Farkë, ndërsa ai raportohet të jetë pronari i resortit me emrin “Adorions Palace”, në Maminas.
Mësohet se në vitin 2004, Lazaj ka marrë nënshtetësi gjermane, ndërsa ishte i vendosur në Gjermani dhe punonte bashkë me familjen. Por kohë më parë, ai kërkoi leje qëndrimi në Shqipëri, kërkesë e cila u miratua nga institucionet kompetente, ku biznesmeni u pajis me leje qëndrimi, e cila përfundoi më 17 janar 2019.
Ai u largua nga Shqipëria, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit. Ndërkohë, Lazaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Shkak për refuzimin e lejes së qëndrimit të përhershëm të Eugert Lazajt, ishte bërë një informacion që autoritetet kishin marrë, në lidhje me aktivitetin e pastrimit të parave që ai ushtronte.




