Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Durrës/ E zëvendëson…

0
108

Është shkarkuar drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Në vend të tij, është vendosur Rezart Elmazi, i cili ka qenë më herët në postin e drejtorit të hipotekës së Vlorës, ku njihet si një nga njerëzit e afërt të deputetit Alket Hyseni.

Çobani, ishte emëruar në këtë detyrë pas arrestimit të ish-drejtuesit Liridon Pula, që më pas, u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas akuzave të akteve korruptive.

Më herët Çobani, kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë, para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

Zjarr Tv Ad