Mjeti del nga rruga dhe përfundon në pellg/ Vjehrri ndihmon nusen e djalit duke e nxjerrë prej aty…

0
33

Një mjet, ka dalë sot nga rruga  në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash, duke përfunduar më pas në një pellg me ujë në përroin “Lingajca” pranë Hidrocentralit.

Makina me targë AA266TT, është fundosur në ujë ndërkohë që dy personat, të cilët po udhëtonin janë ndihmuar nga kalimtarët, të dalin nga makina dhe momentalisht ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, ka qenë shtetasi Hysen Skordhja dhe pasagjere nusja e djalit Marjana. Ka qëne kryefamiljari, që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë dhe nusen e djalit prej mjetit, ndërkohë që makina vijon që të qendrojë në ujë.

Zjarr Tv Ad