Bosnje-Hercegovinë, ka marrë vendimin që së shpejti Sarajeva zyrtare, të hapë ambasadë në Tiranë.
Vendimi u bë i ditur nga media Gazeta Zyrtare të BiH, dhe u nënshkrua nga Sefik Dzaferovic, Kryetari i Presidencës së BiH me 25 shtator.
Dy anëtarët e tjerë të Presidencës së BiH, Milorad Dodik dhe Zeljko Komsiç, gjithashtu dhanë pëlqimin e tyre. Në vendim, thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, udhëzohet të kryejë procedurën e nevojshme, për hapjen e misioneve diplomatike dhe konsullore, në përputhje me praktikën diplomatike dhe procedurat përkatëse të vendit pritës.
Hapja e misionit diplomatik-konsullor, duhet të realizohet gjatë vitit 2021.
Ministria e Punëve të Jashtme të BiH, udhëzohet të planifikojë fonde buxhetore për këtë zë, brenda projeksionit të saj të buxhetit për 2021 – thuhet në vendim. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, nga e cila u kthye tre ditë më parë, Dzaferovic njoftoi se BiH, do të hapte një ambasadë në Tiranë, raporton portali i lajmeve Avaz.




