Një p*lagosje me mjet prerës, ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ndërsa Policia ka vënë në p*ranga dhe autorin e dyshuar.
“P*lagosi me mjet prerës një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, a*rrestohet në flagrancë 51-vjeçari.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre, ishte p*lagosur me mjet prerës, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë, u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme k-riminale dhe a*rrestimi në flagrancë, të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka p*lagosur me mjet prerës (th*ikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.




