U shoqërua forcërisht në Polici/ Ish-deputeti Ndocaj i nis sms Ramës/ Ja mesazhi që Ndocaj i shkruan ish-shefit të tij

0
62

Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua dje nga ana e Policisë në Fishtë të Lezhës, i ka shkruar një sms Kryeminsitrit të vendit Edi Rama, ku i shpjegon të gjithë atë që ka ndodhur, Ndocaj shprehet se ai ka pasur një ftesë nga Drejtori i Kulturës në Lezhë Pjeter Zefi, ku ka qenë Pjerin Ndreu, ai që ka dashur të mos jetë pjesë e takimit.

“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti që krijoi Pjerin Ndreu, pa asnjë motiv. Isha i ftuar të merrja pjesë në aktivitet nga Drejtori Kulturës Pjetër Zefi. Ftesën ma bëri me telefon, pasi kam vetëm dy ditë që kam ardhur nga Milano. U gëzova shumë që do isha i pranishem në këtë ceremoni. Mora me vete dhe një mikun tim italian, që kishte ardhur me mua nga Italia. Në postbllokun e parë, më thanë që italiani, nuk mund të marrë pjesë. I thashë pa problem, më pas italiani u largua të më priste në shtëpi.

Në postbllokun e dytë, më kërkuan ftesën. Për fat, aty u ndodh Drejtori i Kulturës, i cili u tha që është i ftuar. Në këtë moment, kalon Pjerin Ndreu dhe u thotë policëve: “Mos lejoni njerëz të padëshiruar”. Policët menjëherë më larguan me forcë, duke më çuar më pas në Komisariatin e Policisë. Zoti Kryeministër; më erdhi shumë keq që më ndaluan të merrja pjesë, në këtë ceremoni historike.

Qëndrimet politike, nuk kanë lidhje me ngjarjet historike. Politikisht, unë shpreh atë që mendoj për ju, por institucionalisht, ju jeni edhe Kryeministri im. Po kështu edhe Pjerin Ndeu, i cili shfrytëzoi pozicionin shtetëror, për të shfryrë inatin kundër meje. Humba një rast që të vjen një herë në jetë”, shkruan Ndocaj në mesazhin që i ka dërguar Ramës, që sigurisht i ka mbetur pa përgjigje.

Ishte në kërkesë të Pjerin Ndreut, që dha urdhër të largohen njerëzit e padëshiruar për pushtetin aktual. Gjergj Fishta, nuk është as i Edi Ramës, as i Pjerin Ndreut. Isha ftuar nga drejtori që kishte organizuar eventin, jam telefonuar sot në mëngjes. Por edhe sikur të mos e kisha këtë ftesë, nuk është kundravajtje penale për të qenë në një ceremoni, ku merr pjesë Kryeministri që është si qytetarët e tjerë.

E kishte bërë me postoblloqe, sikur po vinte Kryeministri. Nuk kishte nevojë të kishte 3 postoblloqe. Të parin e kalova, por kur shkova tek rrethimi i ndërtesës, ishte Garda e Republikës me një përfaqësues të kryeministrisë që thanë ku e keni ftesën. I thashë drejtori më ka ftuar dhe erdhi drejtori Paulin Zefi, duke i thënë e kam ftuar unë dhe po e sistemojmë këtë punë. Në atë moment, vjen kryetari i Bashkisë dhe thotë njerëzit e paftesë dhe të padëshiruar në këtë takim, të largohen menjëherë, i dha urdhër drejtorit të policisë.

Drejtori i policisë, a*rrestoi dhe një gazetar të Lezhës. Urdhri kishte dalë nga Kryetari i Bashkisë. Më thanë do të largojmë me dh*unë. I thashë mos bëni gabim se jam i sëmurë dhe jam i operuar, mos më prekni me dorë i thashë ju lutem. Nuk e morën parasysh këtë, sepse i shërbejnë pushtetit dhe pse është i kalbur qorrazi”, tha Ndocaj.

Ndërsa i pyetur për konfliktet me Ndreun, ish-deputeti, tha se janë vetëm politike, si dhe zbuloi se dhimbjet ishin të mëdha, për shkak të dh*unës së egër. Ndocaj theksoi se do të denoncojë Policinë e Shtetit dhe Pjerin Ndreun.

“Patjetër se kam qenë kundërshtar politik. Nuk kam armiqësi me Pjerin Ndreun, pavarësisht Ndreu se pas akuzave të Berishës, është i a*kuzuar për tentativa v-rasje, v*jedhje, m*ashtrime, për të gjitha. Kjo ka qenë ajo, që më tepër kemi qenë kundërshtarë politik, që të mos kemi një h*ajdut në qytetin tonë. Përveç se politikë, tjetër gjë nuk kemi pasur me aq sa di unë. Me avokatin kemi marrë vendim, që të denoncojmë dh*unën e policisë.

Do e ndjek në të gjitha mënyrat. Jam marrë me dh*unë nga një vend, pavarësisht se isha i sëmurë. Dh*una ishte e egër dhe dhimbjet ishin të mëdha. Nuk më dhanë ndihmën e shpejtë dhe as s’më dhanë mundësinë të merrja një avokat, apo familjen në telefon. Do të padis Policinë e Shtetit dhe Pjerin Ndreun, për ab*uzimin me postin e tij”, tha Ndocaj.

Zjarr Tv Ad