Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi, u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.
Si pasojë e lëkundjeve të f uqishme sizmike, që shkaktuan dëmtim të banesave mbeti i p lagosur një 14-vjeçar shqiptar nga Fieri. I mituri Eriko Mane, teksa gjendet i shtruar në spitalin e fëmijëve në Athinë shprehet:
“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.
14-vjeçari, u operua në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht, është e mirë dhe mjekët thonë se ndodhet jashtë rr ezikut për jetën.
Ndërkohë dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – ndërruan jetë në ishullin grek të Samos-it, pasi mbi ta u sh emb një mur. Mane u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.



