Është kapur në Devoll gruaja që mbyti vajzën 9-muajshe/ Ishte e d ënuar me 20 vite

0
70

Një grua që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arrestuar nga policia e Korçës.

Irena Kostaki (Zeria), 46-vjeç, e d ënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale     “V rasja me paramendim”.

Irena Kostaki, akuzohet se ka mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe, 25 vite më parë dhe në vitin 1997, është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka d ënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “V rasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “V rasja me paramendim, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad