Ish-Presidentja Jahjaga ka bërë ndryshimin drastik/ Nuk do ta njihni me pamjen e saj të fundit

0
85

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është komentuar shumë viteve të fundit, për ndryshime drastike në pamjen e saj. Pasi i mbaroi mandati si Presidente, Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.

Siç edhe është parë, ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave, shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme, nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret.

Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse. Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë, të çelët, teksa kishte vendosur një makiazh të lehtë në fytyrë.

Flokët e zeza të mbërthyera lart, kombinuar me një palë vathë dhe një varëse, i dhanë një pamje edhe më atraktive ish-presidentes.

Kjo fotografi, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë pamje të re.

Zjarr Tv Ad