Shoqata e Transportit Publik ka paralajmëruar ndërprerjen e aktivitetit: Kryeministri Edi Rama të plotësojë 4 kërkesat tona

0
52

Pas masave që qeveria ka ndërmarrë, Shoqata e Transportit, është kundër këtyre masave , për parandalimin e përhapjes së korona*virusit.

Në bazë të këtyre masave, ata i kanë dërguar Kryeministrit Edi Rama, disa pika ku ai duhet t’i plotësojë, nëse nuk plotësohen këto kërkesa, kanë paralajmëruar se transporti do të ndalojë.

Përfaqësuesi i tyre, ka deklaruar se u janë shkurtuar 3 orë punë, për shkak të masave kundër pandemisë. Ata kërkojnë Kryeministri që të zgjerojnë këtë fashë orari, pasi nuk janë dakord, lidhur me kufizimet që kreu i shtetit ka vendosur.
“Me këtë lëvizje, na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rregullat në urban, nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evidentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar Kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen s’do ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat”,- u shpreh përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.

Zjarr Tv Ad