Shoqërimi i Kastriot Islamit në polici/ Flet Ilir Meta: Ndjesë për këtë akt të turpshëm

0
39

Presidenti Meta e ka cilësuar si një akt të turpshëm dhe provokativ, shoqërimin e ish-deputetit demokrat Kastriot Islami në polici, pasi u kap duke ecur pa maskë në kodrat e Liqenit Artificial.

Meta shpreh solidaritet me të, ku thotë se gjithçka ishte hakmarrje politike dhe personale.

Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, ka shkruar Meta. Vetë Islami u shpreh se shoqërimi i tij, u bë me porosi të Edi Ramës, por kjo nuk e pengon atë të denoncojë sërish propagandën e qeverisë.

Së pari, Edi Rama duke urdhëruar sjellje barbare ndaj meje, kërkon të kërcënojë e tju fusë frikën të gjithë qytetarëve opozitare. Por do të dështojë me siguri… sepse unë do të jem në ballë të kësaj beteje edhe më i motivuar! Së dyti, përmes këtyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kërkon, duke ju vënë në gjoba policore për maskën, tju reduktojë oksigjenin të gjithë figurave publike që bëjnë opozitë ndaj zullumeve dhe marrëzive të tij. Por edhe këtë nuk do të ketë kohë për ta arritur e realizuar!

Dhe e treta, që është edhe e rënda e më te rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdhëruar mbajtjen e kundërshtarëve politike në komisariatet e policisë ku s’ka asnjë mase anti-covid, deri edhe të mund t’i “vrasë” ata përmes infektimit me virusin e rrezikshëm, sepse në dhomat e komisariateve s’ka asnjë mënyrë mbrojtjeje nga infektimi, sepse s’lejojnë të pajisesh me maskë, dhomat janë pa ajrim e të mbyllura, dhe policët s’janë të paisur sipas protokolleve shëndetësore me mjetet adekuate mbrojtëse! Por edhe këtë s’do të mund të arrijë, sepse s’do të mund të izolojë në komisariate 1 milion opozitare!

Zjarr Tv Ad