Ja kush janë të dënuarit që duhet të japin llogari para OFL-së…

0
22

Operacioni Forca e Ligjit, u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, dy personave.

Personat që duhet të japin llogari për burimin e të ardhurave janë; Shkëlqim Miri, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Adem Keçi, me banim në Durrës, dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, ku përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, po vijon në mënyrë të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për vendosjen e sekuestrove emergjente, mbi pasuritë e dyshuara që janë  përfituar nga k rimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave, që janë subjekt i Ligjit Special. OFL, në vijimësi do të informojë për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad