Këngëtarja shqiptare me famë Botërore, Dua Lipa ka shkëlqyer gjatë mbrëmjes së djeshme në American Music Awards 2020.
Për Lipan, nuk ka qenë e mundur që të ishte e Los Anxhelos për AMA, por ajo ndodhej në Londër, ku eci në tapetin e saj personal të kuq, të Royal Albert Hall.
Hiti i yllit shqiptar “New Rules” ka arritur të rrëmbejë çmimin për këngën më të mirë Pop/Rock “Don’t Start Now” dhe pas fitores, ka interpretuar hitin e saj “Levitating”.
Për shkak të situatës së pandemisë, këtë vit ceremonia është zhvilluar në Teatrin Microsoft në Los Angeles.
Edhe audienca ka qenë e kufizuar, pasi ishin marrë masa paraprake.




